25 vite Kosovë e lirë/ Gjanaj: Për çështjen e sigurisë, Kosova kurrë nuk ka qenë më e sigurtë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 18:43
Politologu, Ramadan Gjanaj në një intervistë në Ora News u shpreh se për çështjen e sigurisë, Kosova kurrë nuk ka qenë më e sigurtë.
Gjanaj: Ditë festive dhe zie për viktimat dhe gratë e dhunuara.
As Osmani dhe as Kurti nuk mund të flasin ndryshe nga ajo që do populli i Kosovës.
Shteti i Kosovës duhet të ndërmarri reformat për ti paraprirë kohës kur BE të hapë negociatat me Kosovën.
Kjo kohë që kemi përpara është shumë e rëndësishme për ne.
Kur të vijë në tavolinë cështja e njohjes së Kosovës, vendet e tjera mos të kenë justifikime fallco.
Për cështjen e sigurisë populli i Kosovës kurrë nuk ka qenë më i sigurtë.
Nuk kemi arritur aty ku kemi dashur të arrijmë.
