25-vjetori i çlirimit të Kosovës, përurohet obelisku gjigant me shkronjat e “UÇK” në Prizren

Në Leskovec të Prizrenit është përuruar sot obelisku gjigant me shkronjat ‘UÇK’, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Qindra qytetarë figura të shquara kanë qenë prezentë në këtë ngjarje.

Zbulimi i obeliskut lidhet me 25-vjetorin e çlirimit të vendit.