Komiteti i Helsinkit: Nuk ka avancim për të drejtat e njeriut në RMV

Nuk ka përparim në promovimin e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut, është konstatimi i Komitetit të Helsinkit në raportin për vitin 2023.

Në të thuhet se nuk është bërë ndonjë progres i rëndësishëm në sistemin ligjor dhe institucional për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në raport analizohet hartimi i Kodit të ri Penal, pas të cilit në shtator të vitit 2023 Komiteti i Helsinkit, si anëtar i grupit të Projektit për reformat në drejtësi, u tërhoq nga pjesëmarrja e mëtejshme sepse u bë e pakuptimtë pjesëmarrja në një procedurë që në thelb legjitimon paligjshmërinë.

“Ulja e dënimeve të tre akteve kyçe për luftën kundër krimit të lartë dhe korrupsionit legjitimoi mosndëshkimin kronik të zyrtarëve të lartë dhe kryerësve të posteve publike”, thuhet në raport.