Haradinaj: Vendimi për themelimin e Ushtrisë, trashëgimi e brezit të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të angazhohet për anëtarësim në NATO.

Haradinaj e quan trashëgimi të brezit të UÇK-së vendimin për themelimin e Ushtrisë.

“Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tani duhet të angazhohemi për anëtarësim në NATO.

Djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë. Më bëtë krenar!”, ka thënë Haradinaj.