EMRI/ Sherr mes të rinjsh në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 09:10
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana të paqarta në Kalives të Bashkisë Apokoronou në Hania.
Bëhet fjalë për shtetasin Orgito Lloci, i cili është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta. Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci është transportuar drejt spitalit të Hanias ku ndërroi jetë.
Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20 vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

