Superbonus për fitimin e Europianit, Gjermania cakton 400 mijë euro për çdo lojtar

Kombëtarja e Gjermanisë është një nga pretendentet për titull në Kampionatin Evropian 2024.

Trajneri i kombëtares Julian Nagelsman ka arritur të krijojë një atmosferë optimizmi para turneut.

Fitoret ndaj Francës (2:0) dhe Holandës (2:1) në ndeshjet miqësore në mars i kanë dhënë shpresë tifozëve se ata mund të rikthehen sërish në majë të futbollit.

Me tre suksese në Europian, Gjermania është fituesja rekord. Vetëm Spanja mund ti rivalizojë.

Megjithatë, triumfi i fundit i “pancerave” rezulton para shumë vitesh, saktësisht në 1996, teksa mposhtën në finale Anglinë.

BONUSET – Nëse do të fitohej sërish një titull evropian pas 28 vitesh, do të ishte bum përfitimesh nga ana financiare për lojtarët e kombëtares gjermane.

Portali i “GOAL” shpjegon sesa të larta janë bonuset për EURO 2024 në kampin e Gjermanisë.

Shpërblimet për të besuarit e Nagelsmanit janë të shkallëzuara në bazë të suksesit.

Ata do të mbeten duarbosh nëse eliminohen në raundin paraprak.

Ky ishte gjithashtu rasti i ngjashëm me Kupën e Botës 2022.

Nëse Gjermania e mbyll grupin A si fituese, çdo futbollist do të marrë 50 mijë euro.

Avancimi në çerekfinale shpërblehet me 100,000 euro dhe kalimi në gjysmëfinale shkon deri në 150,000 euro.

Për vendin e dytë në finale janë 250 mijë euro dhe në rast triumfi, Federata Gjermane e Futbollit i ka premtuar nga 400 mijë për kokë lojtarëve. Kjo do të thotë një premi rekord.

Bonusi më i lartë i paguar nga Gjermania deri më sot rezulton 300 mijë euro, me rastin e kurorëzimit në Botërorin “Brazil 2014”.

Në total Federata do të paguaj në rast suksesi 10.4 milionë euro për një skuadër prej 26 lojtarësh.