Bilanci "dramatik" i përballjeve me Italinë/ Në 4 ndeshje gjithmonë kanë fituar ata, “Axurrët”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 15:09
Kur jemi pak ditë nga përballja me Italinë në “Euro 2024”, është koha për të bërë prognozën. Dy herë në takime miqësore dhe dy herë në kualifikueset e Botërorit 2018, në të gjitha “axurrët” kanë triumfuar mbi Kombëtaren shqiptare.
Miqësoren e parë për italianët e vendosi autogoli i Hamdi Salihi, ndërsa 2-0 ishte rezultati i takimit tjetër, që ishte i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit të Rusisë, ku shënuan De Rossi me penallti dhe Immobile.
Ndërkohë, ndeshja e kthimit në Shqipëri u fitua 1-0 nga fqinjët me golin e Candrevës. Përballja e fundit, ajo e nëntorit 2022, përfundoi 1-3 për Italinë, ku shënuan Ismajli, Di Lorenzo dhe një dopietë nga Grifo.

