Përfundon turneu ndërkombëtar “Vlora Beach Volley 2024”

Në qytetin e Vlorës është zhvilluar turneu ndërkombëtar “Vlora Beach Volley 2024”.

Për 3 ditë me radhë në qytetin bregdetar janë zhvilluar ndeshje plot emocion dhe rivalitet nga çiftet pjesëmarrëse nga Shqipëria, Italia dhe Kosova.

Në ceremoninë e dhënies së çmimeve për çiftet finaliste ishin të pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit Erlind Pëllumbi dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha,

Për djemtë në vendin e 1-rë fitues u shpall çifti nga Italia, Dal Corso dhe Viscovich.

Për vendin e 2-të fitues u shpall çifti nga Italia, Windisch dhe Marchetto.

Për vendin e 3-të fitues ishte çifti nga Kosova, Maliqi dhe Berisha.

Ndërsa për vajzat në vend të parë fitues u shpall çifti nga Italia, Aliotta dhe Moretti.

Për vendin e 2-të u shpall fitues çifti nga Italia, Tega dhe Angelon.

Ndërsa për vendin e 3-të, fitues çifti nga Kosova, Ramadani dhe Avdyli.

Ky turne u organizua nga Federata Shqiptare e Volejbollit, Bashkia Vlorë dhe me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në kuadër të aktiviteteve të “Vlora Qyteti Europian i Sportit 2024”.