2 ditë nga EURO2024/ Gazetarja Nozllaku: Sylvinho s'ka lejuar asnjë media gjatë seancave stërvitore, Italia me mungesa
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 12 Qershor 2024, 16:09
Gazetarja, Vjosana Nozllaku në një intervistë në Ora News u shpreh se kombëarja shqiptare ka realizuar dy stërvitje në ditë dhe se Italia ka disa mungesa.
Nozllaku: Është një atmosferë elektrizuese në shesh.
Kombëtarja ka zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë.
Çdo seancë stërvitore ka shkuar mirë.
Italia pas fitimit të europianit ka pasur ulje ngritjet e saj.
Sylvinho është shumë misterioz, nuk ka lejuar askënd, asnje media ti afrohet seancave stërvitore.
Italia vjen me disa mungesa.
Është konfirmuar mungesa e Barrelas, dhe janë në dyshim edhe dy mesfushorë të tjerë.
