Dëbohet kosovari, jetonte në Gjermani që në vitin 1989. Ja arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2024, 21:57
Një shtetas nga Kosova, që jeton në Gjermani që nga viti 1989, mund të përballët me dëbimin.
Gjykata Administrative në Gottingen dhe Gjykata e Lartë Administrative e Saksonisë së Ulët në Lüneburg kanë konfirmuar vendimin e dëbimit të urdhëruar më parë nga Qarku i Gottingen-it.
Babai i divorcuar i katër fëmijëve të rritur, i cili nuk ka arritur të integrohet në shoqërinë gjermane, kishte kryer një dënim gjashtëvjeçar për tregti me drogë.
Ai u lirua në fillim të shtatorit të vitit 2023, sipas një raporti socio-prognostik pozitiv.
Megjithatë, ky raport është vlerësuar nga gjykata si i pasaktë, duke konfirmuar se i dënuari paraqet rrezik për krime të mëtejshme. Pas vendimit të gjykatës, padia e tij kundër urdhrit të dëbimit ka dështuar.

