SHBA kundër “Botës Serbe”, Zejnaj: Vulin dhe Dodik, dy armët njerëzore të Vuçiçit kundër Ballkanit. Vulin në Kremlin, si kryespiun i Serbisë

Shtetet e Bashkuara reagojnë kundër deklaratës së miratuar nga e ashtuquajtura “Botë Serbe”.

Ambasada amerikane në Sarajevë thotë se konkluzionet e parlamentit mbarëserb lidhur me Marrëveshjen për Paqe të Dejtonit dhe shtetin e pavarur të Bosnjë dhe Hercegovinës bazohen në dezinformata dhe gabime.

Lidhur me këto zhvillime, për “Ora Neës” politologu Argjend Zejnaj u shpreh i mendimit se dy armët njerëzore që përdor sot për sot Vuçiç, janë Vulin dhe Dodik, të cilët i përdor për të shkaktuar trazira në Ballkan, dhe tjetrin për të implementuar politikën zyrtare, politikën e zezë të Kremlinit zyrtar, ku Vulin është aktualisht në një vizitë zyrtare atje, si zëvendëskryeministër i Serbisë.

“Por të mos harrojmë se në të kaluarën ai shkonte atje si kryespiun në vizitat zyrtare.

Vulin e ka si titull formal atë të zëvendëskryeministrit, pas de facto vijon të luajë rolin e tij të kryespiunit në koordinimin e politikës së Kremlinit në Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo i shkakton kokëçarje të herë pas hershme botës perëndimore, ndaj ka dhe reagimet të tilla”, u shpreh Zejnaj.