Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Britani, Vata: Sot vijnë nxënës nga qytete të ndryshme
Një festë e madhe shqiptarësh po ndodh në mes të Lodrës.
Në parkun “Child Haill Park” po mbahet festa e komunitetit dhe Festa e Fëmijëve, e cila kurorëzohet edhe me mbylljen e vitit akademik 2023-2024, në mësimin plotësues të gjuhës shqipe të shkollave shqipe!
Organizatori dhe kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Britani Lutfi Vata në një intervistë në Ora News u shpreh se është krijuar lidhja e mësuesve shqiptarë në Britani.
Vata: Viti i 15-të që po e festojmë në këtë park dhe e kemi cilësuar një festë tradicionale shqiptare.
Gjithmonë mblidhemi në këtë park për të festuar ditën e fëmijëve dhe ditën e komunitetit shqiptar.
Normalisht ky aktivitet organizohet nga shoqata ‘’Ardhmëria’’ dhe shoqata të tjera sepse ne sapo kemi krijuar lidhjen e mësuesve shqiptarë. Sot vijnë nxënës nga qytete të ndryshme të Londrës.
