Njihuni me katërputroshët e Policisë/ Qentë antidrogë tregojnë aftësitë në stërvitjen e përbashkët ballkanike
Qentë policë të 5 vendeve të Ballkanit performuan në Tiranë aftësitë e tyre të gjurmimit të sendeve të kundërligjshme. Pjesë e performacës ishte edhe Steni, qeni polic shqiptar, i cili nuhat drogën dhe paratë e fshehura. Prej kohësh patrullimi i Stenit është në pikën e kalimit në Kakavijë
Për herë të parë në Tiranë qentë e policisë së vendeve të Sarajeva, Podgorica, Shkupi dhe Prishtina shpalosën aftësitë e tyre ne zbulimin e armëve, drogës dhe lekëve të fshehura.
Kafshët besnikë prej vitesh operojnë nën logon policisë ku disa prej tyre kanë marrë pjesë në misione të rëndësishme.
Steni është përzgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa aftësinë e tregoi duke zbuluar drogën e fshehur në valixhe.
Trajneri i tij Ervini për “Ora News” tregoi se Steni është i specializuar për gjurmimin e drogës dhe parave, e ndërsa puna e tij është pika e kalimit në Kakavijë.
Pjesë e takimit të zhvilluar nga OSBE ishe dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në fjalën e tij u shpreh se qentë e mirë trajnuar të policisë luajnë një rol të pazëvendësueshëm në luftën e përditshme, sistematike kundër trafikimit të armëve dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

