Java e Kulturës italiane në Gjirokastër, Palmieri: Njerëzit këtu i mirëpresin këto evente
Java e Kulturës italiane mbërriti në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.
Me ekspozita të ndryshme që përcillnin kulturën e fqinjëve përtej Adriatikut, koncerte, me shfaqje filmi dhe promovime librash, kalaja e Gjirokastrës mori një pamje tjetër.
Detajet e këtyre aktiviteteve që do të zgjasin deri më 10 qershor i dha konsullja e përgjithshme e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri.
Palmieri: Kemi organizuar shumë aktivitete në kuadër të Javës së Kulturës Italiane duke përfshirë dhe ato në Gjirokastër. Ditën e sotme e nisëm në bibliotekën e qytetit me prezantime librash për të vazhduar ne shfaqjen e filmit "LAMERIKA" xhiruar këtu në Shqipëri përpara 32 vitesh si dhe koncertin e një grupi italian, është kënaqësi të jesh në Gjirokastër për aktivitete të tilla sepse njerëzit këtu i mirëpresin këto evente.
Pjesë e aktiviteteve u bë dhe aktori Italian Enrico La Verso, i cili nuk e fshehu kënaqësinë e të vizituarit Shqipërinë.
lo Verso: Jam shumë i kënaqur që u riktheva sërish në Shqipëri falë Javës së Kulturës Italiane, kam parë në të vërtetë shumë gjëra të bukura, dhe emocionuese si promovime librash, koncerte, shfaqje filmi dhe me kënaqësi i jam përgjigjur ftesës për të qenë i pranishëm në këto aktivitete në të cilat njerëzit më kanë mikpritur.
Këto aktivitete nuk kanë tërhequr vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe turistët e huaj që po vizitojnë Gjirokastrën.

