Ndërron jetë nga tumori drejtori i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij

Christophe Delois, drejtori i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij (RSF), vdiq sot në moshën 53-vjeçare, njoftoi organizata që mbron lirinë e shtypit në mbarë botën.

Gazetari francez vdiq nga “komplikimet e një kanceri galopant”, tha RSF në një deklaratë për shtyp dërguar AFP.

Delois ka qenë në detyrë që nga viti 2012 dhe e ka “transformuar këtë shoqatë në një kampion global për mbrojtjen e gazetarisë gjatë dymbëdhjetë viteve”, deklaroi RSF.