VIDEO/ Në ditë të nxehta vere “përmbytet” Astiri, ujërat e zeza mbulojnë rrugët

Duket se edhe në ditë të nxehta vere, rrugët në Tiranë mund të përmbyten.

Kështu ka ndodhur sot, në një zonë të Astirit në kryeqytet, ku uji nga pusetat ka shpërthyer, duke përmbytur rrugët. Rruga është mbuluar nga ujërat e zeza duke e bërë të pamundur për qytetarët të kalojnë, e po ashtu, duke krijuar vështirësi dhe për makinat.