Gjendet pa shenja jete 40-vjeçari në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 21:43
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në qytetin e Shkodrës. Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë në Shkodër një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
R. K., 40 vjeç është gjetur në oborrin e banesës, dyshohet se është vetëvarur.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Skënderbeg’’, teksa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në lagjen “Skënderbeg”, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasi R. K., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

