Policia nxjerr në akand makinat, Tirana me ngarkesën më të madhe të automjeteve
Makinat, mjetet lundruese, dhe ato te brakistura qe jane te konfiskuar nga policia e shteti do te nxirren ne ankand.
Behet fjale per 16.445 mjete me statuse te ndryshme qe sipas draftit te hedhur konsultimin public prej vitesh ndodhen ne komisariate duke bllokuar ambientet.
Tirana ka ngarkesën më të madhe me 3594 automjete, ndjekur me pas nga Vlora me 2562 dhe Lezha me 1440.
Sipas dokumentit 8.440 prej tyre jane mjete rrugore qe prej disa vitesh nuk iu jepet zgjidhje.
Nderkohe qe policia e shtetit paguan kostot për qëndriomin në ambjentet e marra me qira.
Pas miratimit të nismës në parlament dhe hyrjes në fuqi, nëse brenda tre muajve nuk do të ketë interesim, do të nisë ankandi,.
Te ardhurat nga shitja e makinave do te kalojne ne favor te buxhetit te policise dhe agjensise se administrimit te pasurive te sekuestruara e te konfiskuara.
