Kikia: Në një vend ku flitet rregullisht për afera, protestat duhej të ishin më të mëdha e më të shpeshta

Analisti, Mentor Kikia në një intervistë në Ora News u shpreh se në një vend ku flitet rregullisht për afera, protestat duhej të ishin më të mëdha dhe më të shpeshta.

Kikia: Protesta është një gjë e mirë për shoqërinë.

Pvarësisht se kush e thërret, pavarësisht se për cfarë organizohet.

 Parë nga ky këndvështrim nuk dua ta gjykoj protestën as nga përmasat dhe as nga format.

Ajo që publikoi më së shumti në pjesën e dytë të atij investigimi të RAI nuk është se ishin gjëra të panjohura për ne shqiptarët.

Në forma të ndryshme janë thënë nga mediat në Shqipëri, janë thënë nga opozita politike në Shqipëri.

Nuk ishin kaq të panjohura. Reagimi apo protesta nuk besoj se i duhet dedikuar një produkti televiziv.

Padyshim në një vend ku flitet rregullisht për afera korruptive, ku edhe një program televiziv ofron disa fakte të tjera, duhet të kishte një reagim më të madh të qytetarëve.

Për shkak të këtyre arsyeve që kemi në realitet protestat duhej të ishin më të mëdha, më të shpeshta dhe mbi të gjitha jo domosdoshëmrisht të thirrura nga opozita.