KUJDES, PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur motori me shpejtësi skëterrë përplas turisten në Berat (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në Berat, ku një motor përplas një turiste nga Nepali, e cila po kalonte rrugën.

Siç shihet dhe nga pamjet, 32-vjeçarja ndahet nga grupi për të kaluar rrugën, jo në vijat e bardha, dhe motori që po kalonte me një shpejtësi të konsiderueshme e përplas dhe e hedh në tokë.

Pak metra më tutje dhe drejtuesit i mjetit, përfundon i plagosur.

Drejtuesi 20-vjeçar dhe e reja nga Nepali ndodhen në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës.

VIDEO:

https://streamin.one/v/e344878e