NDËRPRITET SËRISH SEANCA/ Kërkuan mocion me debat, Kuvendi e rrëzon, Opozita "pushton" foltoren dhe iu bien tavolinave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2024, 11:28
Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare e Kuvendit. Pasi opozita kërkoi që të futej në rend dite mocioni me debat për çështjet e korrupsionit, Kuvendi ka refuzuar kërkesën.
Sakaq, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, ndërsa i kanë rënë me duar tavolinave në shenjë proteste.
Duke u gjendur përballë kësaj situate, Nikolla ka paralajmëruar deputetët e opozitës që të lirojnë foltoren dhe pasi ka hasur në rezistencën e tyre, ka njoftuar 5 minuta pushim. Kjo është ndërprerja tretë që i bëhet seancës.
JA CFARE PO NDODH BRENDA DHE JASHTE KUVENDIT

