Matip, Alcantara e jo vetëm, eksod te Liverpooli

Përmes një komunikate zyrtare për shtypin, Liverpooli bëri të ditur largimin e disa lojtarëve: Joel Matip dhe Thiago Alcantara do të ndahen me “The Reds” kur të skadojnë kontratat e tyre këtë verë, pas përkatësisht tetë dhe katër vitesh me klubin.

Kjo është komunikata zyrtare për shtypin:

“Qendërmbrojtësi Matip bëri 200 paraqitje gjatë kohës së tij në Merseyside, duke shënuar 11 gola dhe duke marrë fituar shtatë trofe, përfshirë Champions League dhe Premier League.

Ndërkohë, Thiago ka bërë 98 paraqitje që kur iu bashkua skuadrës nga Bayerni në vitin 2020.

Gjatë kësaj periudhe ka ngritur FA Cup dhe FA Community Shield.

Lojtari i Akademisë, Adam Lewis, i cili i ka kaluar dy sezonet e fundit si i huazuar te Newport County, do t’i thotë gjithashtu lamtumirë klubit pas skadimit të kontratës.

Melkamu Frauendorf do të largohet nga klubi këtë verë.

Mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur dy herë në nivel të lartë gjatë katër viteve të tij me Liverpoolin.

Mateusz Musialowski gjithashtu do të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi bëri paraqitjen e tij të parë te Liverpooli si zëvendësues kundër Spartës së Pragës, në mars.

Në nivelin e Akademisë, Nathan Giblin, Francis Gyimah, Luke Hewitson, Niall Osborne dhe Cody Pennington janë gati të largohen nga “The Reds” pasi të skadojnë marrëveshjet e tyre.

Të gjithë te Liverpooli falënderojnë Joel, Thiago, Adam, Melkamu, Mateusz, Nathan, Francis, Luke, Niall dhe Cody për të gjitha kontributet e tyre dhe i uron secilit prej tyre më të mirë për të ardhmen.