Calhanoglu: Në pozicionin tim jam ndihem më i miri në Europë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 08:43
Në prag të Kampionatit Europian, Gjermani 2024, Italia dhe Turqia do të zhvillojnë një ndeshje miqësore këtë të martë në mbrëmje. Hakan Çalhanoglu para duelit mendon që në pozicionin ku luan është futbollisti më i mirë në Europë.
“Siç e kam thënë shumë herë, ndihem më i miri në Europë. E di mirë që ka shumë kampionë, megjithatë jam duke u përmirësuar dhe duke u rritur shumë. Italia është e fortë, fitoi Europianin e fundit.
Janë 5-6 nga shokët e mi që luajnë atje, siç tha me të drejtë Spalletti, është një avantazh sepse ata luajnë gjithmonë bashkë. Megjithatë ka edhe lojtarë të tjerë të fortë, do të jetë një test i mirë për ne”, tha Çalhanoglu.

