Theo Hernandez i bën “numra” Milanit, e ardhmja është në dyshim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 08:19
Theo Hernandez mund të largohet nga Milani. Sipas asaj që shkruajnë mediat, e ardhmja e tij mund të vendoset pas Europianit.
Francezi kërkon një pagë prej 8 milionë euro neto për të rinovuar kontratën e tij që skadon në vitin 2026, pretendime këto që tashmë i janë bërë me dije klubit.
Tashmë topi është te Milani, pasi për lojtarin ka interesim nga Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City.
Nëse në verën e kaluar, futbollisti i tha jo të gjitha oferta-ve, këtë herë me sigurim do të merret në konsideratë çdo propozim.
