Klauzolë për largimin/ Granada reziston për Myrto Uzunin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 22:53
Myrto Uzuni është një nag emrat më të lakuar së fundmi. Sulmuesi kuqezi nuk u preferua nga Sylvinho për Europianit, por kjo nuk pengoi klube si Sevilla dhe Vallecanon, që të shfaqin interes për të.
Gjithsesi, në një artikull të publikuar nga “AS” shkruhet se Granada po reziston mjaft mirë, pasi klubi që do luajë në La Liga 2 kërkon që në mënyrë që të lihet lojtari i lirë, duhet paguar klauzola prej 12.5 milionë eurosh.
Një shifër e tillë, ka bërë që ekipet e sipër-përmendura të mendohen dy herë për të bërë ofertën zyrtare ose jo për Uzunin.

