VIDEO/ Shaqiri protagonist në miqësore me Zvicrën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2024, 22:20
Xherdan Shaqiri protagonist. Lojtari me origjinë shqiptare realizoi për Zvicrën, në ndeshjen ndaj Estonisë.
Në përballjen miqësore të luajtur në Swissporarena (Luzern), Shaqiri mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin në rrjetë.
Zvicra po përgatitet për kampionatin europian, ku në fazën e grupeve do të sfidojë Gjermaninë, Hungarinë dhe Skocinë.

