Lugina e Preshevës me kryetarë të rinj, Canaj: Numër i vogël votuesish, Kurti ka qenë i përzier edhe në këto zgjedhje

Diplomati, Blerim Canaj në një intervistë në Ora News u shpreh se për votime në Luginën e Preshevës ka qenë një numër i vogël shqiptarësh që kanë votuar dhe se Kurti ka qenë i përzier edhe në këto zgjedhje.

Canaj: Për çdo ditë kemi largim të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

Po të vish në Kosovë, në Gjilan e vëren se sa është numri i të ardhurve këtu. 

Edhe për votime atje është një numër i vogël që ka votuar në njërën anë, në anën tjetër kur i shohim personat të cilët i kanë fituar zgjedhjet në Preshevë, faktikisht ka qenë paraprakisht alternativë e Shqiprim Arifit në udhëheqje dhe kjo i ka ndihmuar pastaj Sinanit.

Shto këtu edhe faktin që Albin Kurti ka qenë i përzier edhe në këto zgjedhje , duke i dhënë një përkrahje Ardita Sinanit.