Investitorët ekonomikë në Kosovë thirrje qeverisë: Plotësoni kushtet të marrim 6 mld euro nga Be

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Këshilli i investitorëve Evropianë i bënë thirrje qeverisë të plotësojnë kushtet që i janë vënë Kosovës nga BE në mënyrë që të mos humbasin fondin 6 miliardë euro për planin e rritjes.

Për Ekonomia Online, Kryetari i Odës Ekonomikë Lulzim Rafuna u shpreh se në rast mospërmbushje të kushteve, fondet e dedikuara për Kosovën do t’i marrin vendet fqinje.

Sa i përket kërkesës së BE-së që Kosova ta heqë sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe, Rafuna u shpreh se qeveria duhet të rishqyrtojë masë.

Për Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropianë Emrush Ujkani, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi ekonomik brenda rajonit.

Sipas Ujkanit me kushtëzimet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë, nëse nuk plotësohen kushtet nuk do të ketë as fonde. 
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor arrin shumën prej gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit.

Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.