Brahaj: Vizita e Kurtit në Ankara, historike. E rëndësishme për të dyja palët
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 18:17
Gazetari, Sokol Brahaj në një intervistë në Ora News u shpreh se vizita e Kurtit në Ankara është një vizitë historike dhe e rëndësishme për të dyja vendet.
Brahaj: Është një vizitë historike për kryeministrin e Kosovës në Ankara sepse është mandati i dytë i tij dhe është hera e parë që ftohet zyrtarisht në pallatin presidencial në Ankara.
Është shumë e rëndësishme sepse sipas mediave është thënë vazhdimisht se Erdogan me Kurtin janë pak të ftohur me njëra tjetrën.
Ka qenë një vizitë shumë e rëndësishme për të dy palët.
Është diskutuar edhe për marrëveshjen e armëve për policinë e Kosovës.
