Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2024, 11:36
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Naxos dhe është ndjerë në Atikë.
Sipas njoftimit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e lëkundjes sizmike ndodhet në një zonë detare në verilindje të Naxos dhe konkretisht 13 kilometra në veriperëndim të Donoussa-s.
Distanca nga Athina llogaritet rreth 180 kilometra. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.