FOTO/ Presidentja Osmani pritet me nderime të larta në El Salvador

Me ftesë të Presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, Presidentja Osmani ka udhëtuar më 31 maj zyrtarisht për në Republikën e El Salvador.

Postimi i plotë i Presidentes: Krijimi i aleancave të reja dhe thellimi i atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine janë në fokus të vizitës sime në El Salvador.

Pamje nga pritja me nderime të larta dhe ceremoni ushtarake.

Ndërsa sot, Osmani njoftoi se në San Salvador u takua me Kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, "me të cilën diskutuam për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shteteve tona.

Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët," siç njoftoi ajo.