Spitali Amerikan, trajnime live! Mundësi për kirurgët të perfeksionohen për ndërhyrjet estetike
Shoqata e kirurgjisë plastike shqiptare në bashkëpunim me atë turke dhe spitalin amerikan organizuan një trajnim live për ndërhyrjet estetike të teknikes lifting temporal dhe lifting facial me endoskopi.
Për herë të parë kirurgët patën mundësi të shtronin pyetje dhe të ndiqnin hap pas hapi ndërhyrjen estetike.
Rezarta Kapaj kirurge plastike u shpreh se operacioni përfundoi me sukses dhe që ky trajnim ka ngjallur interes edhe nga kirurgët e rajonit.
Trajnime të tilla do të rrisin aftësitë kirurgjikale të mjekëve sipas Kapajt.
Pas përfundimit të kursit ajo paralajmëron të tjera trajnime jo vetëm në kirurgjinë plastike, por edhe më gjerë.
Lifting i fytyrës është një ndërhyrje e kirurgjisë plastike që ndihmon në pozicionimin e vetullës, duke e bërë pamjen më rinore dhe më pak të lodhur.
