Po shpaloste programin e PD-së për zgjedhjet e 2025-ës, Bashës ''i fiken'' dritat

Edhe pse jemi 1 vit larg zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka prezantuar sot programin elektoral.

Megjithatë, eventi është ndërprerë, pasi në Parkun olimpik ku po zhvillohej, është ndërprerë energjia elektrike.

Të pranishmit e kanë pritur me brohorima këtë moment, duke thirrur “Basha, Basha” në mënyrë që kryedemokrati të vazhdonte, megjithatë, ai ka lënë mikrofonin duke e ndërprerë fjalimin.

“Njësoj si para 34 vitesh, kanë frikë nga PD, kanë frikë nga ne! Na hoqën dritat.“- tha Basha dhe u largua.