Kulluri: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, i panevojshëm. Qeverinë nuk e ka penguar asgjë që të luftojë korrupsionin

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri në një intervistë në Ora News u shpreh se komisioni i posacëm antikorrupsion është i panevojshëm.

Kulluri:  Forca e kartonit të mazhorancës është bërë sepse mazhoranca ka ndërmend të ndërhyjë në kodet, të ndërhyjë në Kushtetutë për të riparë le të themi Reformën në Drejtësi e ka të pamundur ta avancojë këtë axhendë kështu që nuk kemi nevojë të bëjmë asnjë përpjekje përveçse të mos votojmë prap.

Besoj se deri tani edhe partitë jo parlamentare, përveç PD së Rithemelimit, Partisë së Lirisë të gjithë janë në një mendje që një reformë ose një komision që do të rishikonte le të themi legjislacionin themelor në lidhje me çështjet e korrupsionit është i panevojshëm.

Dhe në fakt realisht është i panevojshëm.

Së pari sepse mazhoranca nuk e ka penguar asgjë që të luftojë korrupsionin brenda vetes dhe të qeverisë në mënyrë korrekte me ligjin.

Pra ka qenë tërësisht vullneti i tyre politik për tu korruptuar ose për të mos parë korrupsionin brenda qeverisë.

Kjo duket nga zero raste të korrupsionit të nivelit të lartë që qeveria ka cuar në SPAK.