VIDEO/ Berisha: Velica e Harabelit të Erion Veliajt ka fituar 7 tendera. Midis të tjerave edhe nga Gonxhja e korrupsionit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kompanisë së Erjola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj se ka fituar 7 tendera.

"Më thoni pak sot vetëm familja e Surrelit, vetëm rrethi familjar i Surrelit ka fituar qindra e qindra tendera të ndaluara me ligj për të.

Në këtë shembull dhe këtë frymë, zyrtarët vendorë dhe qëndrorë, u dhurojnë tendera familjarëve. Vetëm në pak kohë, Harabelja, Velica e Harabelit të Erion Veliajt ka fituar 7 tendera.

Midis të tjerave edhe nga Gonxhja e korrupsionit, që është një nga kalbësirat më të mëdha të vjedhjeve në Shqipëri.

Në dy vite janë dënuar gjithsej për krim të organizuar dhe korrupsion, 199 persona. Ndërkohë që në dy vite të asaj qeverisje, vetëm për korrupsion u dënuan 630 persona. Pse? Sepse vullneti ishte i hekurt dhe jo të kontrolloje dhe të bllokoje.

Ka pasur një departament të antikorrupsionit në kryeministri, ka bërë 200 kallëzime penale në dy vite. Pra, kjo është trashëgimia jonë, ky është vizioni që ne kemi për zero tolerancë", tha Berisha

Nga dritarja e protestës që nuk ndalet prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar,Berisha deklaroi  Komisioni "Xhafa" që u miratua nga socialistët këtë të enjte në Kuvend është është hipokrizia më e madhe e kohërave!

PJESË NGA FJALIMI I BERISHËS

Dorëzoja komisionin Edi Rama, dorëzoja opozitës. Të shohin shqiptarët se kush po e lufton korrupsioni dhe si luftohet korrupsioni.

Po nuk e dorëzon dot se ti je i nxirë, se ti vjedhjen dhe drogën i ke të pandarë, i ke pasionet e shpirtit tënd.

Miqtë e mi, nuk e dorëzon dot sepse gjatë asaj periudhe, aty janë buletinet, mesatarja e përgjithshme e një tenderi ishte 7.7 pjesëmarrës.

Dhe prokurimet publike direkte të ndaluara me ligj. Kurse sot kjo mesatare është asgjësuar. Ka zbritur në 2.2 pjesëmarrës, ka zbritur në pazar, ka zbritur në parashitje.

Edi Rama, dorëzoja komisionin opozitës që të luftojë opozita korrupsionin me shpatën e transparencës, me ligjin e transparencës. T’u kthejmë shqiptarëve besimin te mundi i tyre, te djersa e tyre, te Shqipëria.

Nuk e bën ti këtë sepse e di se je adikt për vjedhje. Po ku rri ti pa vjedhur, ku rrinë ministrat e tu pa vjedhur, ku rrinë qeveritarët tu, ku rrinë familjarët e tu pa fituar tendera.

Tani me komisionin Xhafa do të kontrollojë gjer në palcë edhe Skapin dhe gjykatat. Skapin ai e kontrollon, duhet të jemi realistë, e kontrollon fuqishëm.

E kontrollon se i ka përzgjedhur me kriterin e mercenarizmit, të pengut, të lidhjeve me krimin. Por tani kërkon ta zgjerojë në të gjitha instancat.

Edi Rama, kurrë ne nuk bëhemi ortakë me ty. Kurrë ne nuk marrim pjesë! Kurrë! Ka ikur koha e opozitës fasadë, tani është koha e opozitës së vërtetë.

Miqtë e mi, këto kisha unë për komisionet. Jemi dhe do të jemi gjithnjë për luftën kundër korrupsionit, po jo për gjethe fiku dhe fasadën e Fatmir Fatziut.

Jemi dhe do jemi që shqiptarët të kenë drejtësi, të gëzojnë drejtësi si kombet e tjera.

Por jo kontrollin nga Edi Rama dhe Fatziu siç duan ta vendosin edhe më keq ata.

Miqtë e mi, gjithashtu do ta mbyll këtë fjalë me lutjen time dhe urimin tim që avokati Mëngjesi të bëhet më mirë. Ai është një hero i të vërtetës, një hero i të vërtetave.

Atyre që thonë se nuk ka lidhje me Edi Ramën, po me kë lidhen mo? Më kë lidhen të vërtetat që mbron ai përveçse me Edi Ramën.

Me cilin? Ndaj dhe e mbyll duke i deklaruar Edi Ramës dhe Taulant Ballës se atentati ndaj tij është dhe do mbetet përjetë përgjegjësi personale e juaja.

Se kriminelët e vërtetë jeni ju. Se banda është organizuar nga ju. Dhe nuk ka avokat në botë që mund të fshehë këtë të vërtetë.

Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!

Miqtë e mi, sot qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Europë dhe në botë, qytetarë të drejtësisë së munguar.

Por u rikujtoj këtu vetëm shifrat zyrtare, ndrikulla e KLGJ-së deklaroi se një çështje civile kërkon për gjykim 14.6 vite. Pra, nuk ka drejtësi sepse një proces i drejtë kërkon vendimin në kohë.

Ajo drejtësia tjetër kishte standardet e saj, kishte të meta dhe dobësi, por qeveria zbatonte 95 përqind të vendimeve të gjykatave. Qytetarët nuk prisnin krurë as 6, as 8, as 10, as 13 vite për një vendim në gjykatat e tyre.

Prandaj urdhëro, krijove monstrën, shkatërrove sistemin. Të ftojmë Komisionin e Venecias, jo me diplomatë diletantë, jo me diplomatë me interesa korruptive, të marrim Venecian, t’i themi urdhëroni se si është shkatërruar sistemi, hajt ta rindërtojmë.

Shqiptarët duan drejtësi, shqiptarët meritojnë të drejtën për drejtësi. Shqiptarët nuk mund të jenë kombi i drejtësisë së mohuar.

Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është mos mbuloni modelin e dështuar. Se ju emëroheni, vini dhe shkoni, kurse qytetarët e mi mbeten pa drejtësi për shkak të faqeziut Edi Rama, i marrë peng nga të gjitha anët.

Nuk them, eksperimenti juaj dështoi se u ngrit mbi korrupsionin. A e dini ju se Vllahica ishte ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në këtë vend.

Hajde tani të thërrasim Komisionin e Venecias, janë juristët më të shquar të Europës, kanë eksperiencën më të mirë në Europë, të ulemi dhe t’u japim shqiptarëve drejtësinë e mohuar. Të gëzojnë të drejtat si qytetarët e tjerë.

Mos u tallni. Koha fton çdo shqiptar të marrim në dorë fatin tonë.