Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Nesho: Lojë e madhe për të arritur qëllimet e kryeministrit

Diplomati, Agim Nesho në një intervistë në Ora News u shpreh se për komisionin e posaçëm antikorrupsion është një lojë e madhe për të arritur qëllimet e Ramës dhe mazhorancës.

Nesho: E bën edhe për ti hedhur hi syve komitetit ndërkombëtar.

Ai është përpara një situate tepër të vështirë.

Ku hapja e negociatave dhe kapitujt e parë e ka të pamundur ti kalojë.

Ai kërkon të bëjë këtë gjë sikur ai është mbi palët.

Ai është kreu i meduzës duhet të themi, ka krijuar këtë sistem në Shqipëri, sistem të një korrupsioni galopant.

Këtu mungon vullneti politik për një luftë ndaj korupsionit.

Janë pikërisht këta që drejtojnë këtë luftë, për tu bërë më të fortë për të kapur Shqipërinë sic e kanë kapur.

Kjo është një lojë e madhe.

Një lojë e madhë që kryeministri e bën për të gjitha qëllimet.

Në këtë mënyrë është e pamundur që pas 11 viteve pushtet njerëzait të cilët kanë keqpërdorur shtetin të kërkojnë të bashkëpunojnë me opozitën.