Biden vizitë në Francë/ Çobani: Pritet me shumë interes, vende me peshë të madhe në zhvillimet ndërkombëtare
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 31 Maj 2024, 18:19
Gazetari, Genc Çobani në një intervistë në Ora Neës u shpreh se vizita e Biden në Francë pritet me shumë interes.
Çobani: Shtysa e kësaj vizite është përkujtimi I 80 vjetorit të zbarkimit të madh në plazhet e Normandisë që konsideohet si një pikë kthese e luftës së dytë botërore.
Një vizitë e një presidenti amerikan në cdo vend të botës është një ngjarje për vendin që ai viziton pavarësisht se cili është ky president.
Pritet me shumë interes natyrisht duke patur parasysh edhe kontekstin aktual të historisë dhe pozicionin e dy vendeve që kanë një peshë të madhe në zhvillimet ndërkomëbtare.
Franca ka ashpërsuar pozicionin e saj ndaj Rusisë.
