Në Napoli “lëpin gishtat”, Time Out, liston 20 qytetet me ushqimin më të mirë
Napoli është qyteti me ushqimet më të shijshme në botë, sipas platformës Time Out.
Në anketë u përfshinë mijëra qytetarë të cilët u dërguan për të ngrenë jashtë vendbanimeve për të përpiluar një renditje krejt të re të qyteteve më të mira në botë për ushqim dhe Napoli u vlerësua si më i miri, për cilësinë dhe çmimin.
Përgatitja dhe ndarja e ushqimit, është në zemër të kulturës së Italisë, nga pjatat e shijshme të servirura në veri, e deri te të gjitha prodhimet e freskëta të detit, që hahen në ishuj.
Por, nëse ka një gjë për të cilën njihet Italia, ajo është pica, dhe nuk ka më të mira se picat Margherita të Napolit (ndonjëherë, për vetëm 1 euro).
Napoli, nuk ishte i vetmi qytet në Evropë, që hyri në listë.
Në vendin e dytë në listën e Time Out është qyteti i Afrikës së Jugut, Johannesburg, Liverpooli u rendit në numrin 11, Sevilja, në vendin e 13. Porto, Lyon dhe Kopenhagen, hynë në top 20-shen.
Qytetet e tjera në listë përfshijnë Ho Chi Minh City, vietnam , Pekini në kinë dhe Bangkok në Tajland në vendin e gjashtë.
E përbashkëta midis të gjitha qyteteve në listë është se ata "po kalojnë një rilindje kulinare" ose "po zhurmojnë veçanërisht tani.
