FOTO/ Duket 30 vjet më i ri, transformimi DRASTIK i një burri nga operacionet plastike
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur pa fjalë kur kanë parë fotografinë e një burri pas një operacioni plastik. Personi në fjalë dukej disa dekada më i ri pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Imazhet janë të një klinike në Stamboll, Turqi, të cilat tregojnë një burrë në moshë të mesme që as operacionit në fytyrë nuk njihet. Fotot në fjalë janë parë nga 37.3 milionë persona në platformën X, dhe komentuesit janë ndarë në dy grupe, nëse rezultati mund të jetë real apo jo.
“Kirurgët e Turqisë janë të egër. Me tetë operacione të kryera menjëherë… ky njeri u kthye duke u dukur 30 vjet më ri”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale D_Radiance, i cili postoi imazhet në X.
Ndërkohë në postimin origjinal në “Instagram” nga klinika e kirurgjisë plastike pretendon se pacienti ‘Michael’ ka pasur një kombinim të operacioneve të fytyrës.
Por përdoruesit e mediave sociale kanë vënë në dyshim këtë transformim kaq drastik. Shumë pyesin nëse ai sapo ‘ka marrë një kokë të re?’ apo është transformuar ‘në nipin e tij’.
“MailOnline” iu drejtua klinikës së Stambollit për komente mbi rastin e jashtëzakonshëm, por nuk mori asnjë përgjigje.
Ndërkohë në postimin e klinikave në “Instagram” për “Michael”, i cili ka 15.5 mijë pëlqime, pretendohet se pacienti ka bërë disa procedura në fytyrë.
Gjithashtu “MailOnline” ka kontaktuar kirurgët më të mirë të operacioneve plastike për t’i pyetur ‘a mund të të arrihen vërtet ndryshime të tilla dramatike në pamje nga të tilla ndërhyrje?’.
Ata thanë se ishin ‘skeptikë’, por në mënyrë intriguese, refuzuan të përjashtonin mundësinë.



