BBC rendit listën me 12 filmat më të shumëpritur të verës
Vera po fillon ndaj ju duhen titujt më interesantë të filmave për ti ndjekur gjatë pushimeve verore. BBC ka renditur si të parin film nga 12 të listës, Kinds of Kindness.
Kanë kaluar vetëm pak muaj që kur u publikua Poor Things nga Yorgos Lanthimos , por regjisori grek ka përfunduar tashmë një film tjetër - ose në një farë mënyre, tre filma të tjerë. Kinds of Kindness është një triptik tregimesh secila prej tyre e vendosur në një version të SHBA-së së sotme, dhe paraqet të njëjtët aktorë në role të ndryshme.
Ky film i gjatë, origjinal e përvëlues sfidon logjikën konvencionale ndërsa paraqet absurdin e shoqërisë moderne.
Kushdo që kujton publikimin e parë të Titanikut në 1997, do të kujtojë edhe kolonën e tij zanore, My Heart Will Go On nga Céline Dion.
Kohët e fundit, megjithatë, këngetarja ka jetuar me një çrregullim të rrallë neurologjik, i cili shkakton ngurtësi dhe spazma të muskujve dhe e ka penguar atë të performojë. Dokumentari i Irene Taylor tregon se si ajo ia ka dalë mbanë, ndaj nuk duhet ta humbisni, I Am: Céline Dion.
Në vend të tretë, Inside Out 2.
Në vitin 2015, Inside Out na prezantoi me një vajzë të re, Riley, e cila ishte e mërzitur për ndryshimin e shtëpisë së saj dhe na tregoi se si emocionet grindeshin brenda mendjes së saj: Gëzimi, Trishtimi, Zemërimi, Frika dhe Neveria. Filmi vizatimor hit i Pixar përfundoi me Riley që u bë adoleshente, kështu që ishte e pashmangshme që ankthi adoleshent të ishte tema kryesore e vazhdimit. A jeni gati?
Për adhuruesit e filmave horror, propozimi ynë është The Exorcism në vendin e katërt.
Të tjerat pozicione i zënë: Horizon: An American Saga, Bad Boys: Ride or Die dhe Treasure, i cili paraqet Lena Dunham si një gazetare muzikore nga Nju Jorku, e cila bën turne në Poloni në 1990 me babanë e saj, një i mbijetuar i Aushvicit, luajtur nga Stephen Fry.
The Watchers, The Bikeriders, A Quiet Place: Day One, Firebrand dhe Banel & Adama janë gjithashtu duke ju pritur.
