U SHËRUA NGA DIABETI/ Mjekët në Kinë përdorën terapinë novatore të qelizave

Një burrë në Kinë ka rezultuar i shëruar nga diabeti, pas një ndërhyrje të mjekëve atje që kanë përdorur një terapi novatore të qelizave. Ai vuante nga sëmundja prej 25 vitesh, por 3 vite tashmë pas ndërhyrjes gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, pa përdorim insulinë

Shkencëtarët kinezë thonë se arritur të shërojnë një pacient me diabet duke përdorur një terapi novatore të qelizave, një moment historik në mjekësi.

Trajtimi pionier u zhvillua nga një ekip nga Spitali i Shangait, ku i sëmuri iu nënshtrua transplantimit të qelizave në korrik të vitit 2021.

Mjekët konstatuan se brenda njëmbëdhjetë javësh, ai nuk kishte më nevojë për insulinë.

Ndërsa gjatë vitit të ardhshëm gradualisht reduktoi dhe më pas ndaloi përfundimisht marrjen e ilaçeve orale për kontrollin e sheqerit në gjak.

“Ekzaminimet pasuese treguan se funksioni i zonës pankreatike të pacientit u rivendos në mënyrë efektive”, deklaruan studiuesit e rastit ndërsa pacienti tani është në gjendje të mirë shëndetësore pa insulinë prej 33 muajsh.

Më parë burri vuante nga diabeti i tipit ‘2’ për 25 vjet dhe kishte humbur pothuajse të gjithë funksionin e qelizave që ndihmojnë në prodhimin e insulinës.

Ai u konsiderua me rrezik të lartë të komplikimeve vdekjeprurëse, duke kërkuar injeksione të shumta çdo ditë, pasi pankreasi i tij nuk ishte në gjendje të prodhonte më.

Në trajtim u përdorën qelizat staminale, të cilat mund të shndërrohen në shumë lloje të ndryshme qelizash që trupi ka nevojë për të funksionuar.

Në kushtet e duhura, ato mund të shndërrohen në inde të trurit, muskujve, veshkave apo edhe pankreasit.

Duke implantuar qelizat e reja, të rritura në laborator pacienti mund të fillojë të prodhojë përsëri insulinën e tij, sugjerojnë mjekët.

Pavarësisht nga të gjitha pengesat që mbeten ende për të kapërcyer, ky mund të jetë hapi më i madh mjekësor për diabetikët