PAMJE TE RRALLA/ Brenda luftës brutale mes bandave dhe policisë në kryeqytetin e Haitit

Haiti ka qenë në kthetrat e një krize të ripërtërirë që kur bandat e armatosura rëndë formuan një aleancë këtë shkurt dhe detyruan Ariel Henry-n të jepte dorëheqjen si kryeministër. 

Ky shtet në Karaibe ka qenë prej kohësh i rrënuar nga dhuna e bandave, me grupe të armatosura të nxitura në hije nga elitat politike dhe ekonomike të etura për pushtet. 

Por tani më shumë se 80 për qind e kryeqytetit të Haitit kontrollohet nga një aleancë grupesh të armatosura, që janë betuar se nuk do t'i dorëzojnë armët nëse nuk u jepen një vend në tryezën e bisedimeve. 

Policia e Haitit me burime të pamjaftueshme, e cila shpesh akuzohet për korrupsion të shfrenuar, lihet të luftojë me banda që shpesh janë më të armatosura se forcat e zbatimit të ligjit. 

Catherine Norris Trent e "France 24" dhe Roméo Langlois shkuan me një patrullë me UTAG, një njësi e formuar posaçërisht nga policia kundër bandave në Haiti.

Ata na sjellin këtë raport ekskluziv nga Port-au-Prince.