Aksident tragjik në Peru, treni përplas autobusin mbi shina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 08:57
Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur në Peru, si pasojë e një aksident ku u përfshi një tren mallrash dhe një autobus
Aksidenti i rëndë ndodhi në zonën e Oroya, 117 km larg kryeqytetit, ndërkohë që bilanci i fataliteteve mund të rritet më tej pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që një hetim ka nisur. Autobusi me pasagjerë ishte nisura nga Lima dhe kishte si destinacion qytetin e Huancayo.

