Protestë për territor, qindra të arrestuar në Armeni, kundër qeverisë për kufirin

Rreth 140 persona janë arrestuar në Armeni pas protestës masive të së dielës në kryeqytet, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan.

Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë për ti dorëzuar kontrollin e disa fshatrave kufitare Azerbajxhanit.

Demonstrata ishte e fundit në një seri tubimesh disa-javorë të udhëhequra nga një klerik i rangut të lartë në Kishën Apostolike Armene.

4 fshatrat për të cilët Jerevani ka pasur mosmarrëveshje territoriale për dekada, iu dorëzuan në prill Azerbajxhanit.

Banorët armenë të vendbanimeve aty pranë thonë se masa i shkëput ata nga pjesa tjetër e vendit dhe e akuzojnë Pashinyanin se ka dhënë territor pa marrë asgjë në këmbim.

Pasi Azerbajxhani mori kontrollin e plotë të Karabakut, rreth 120 mijë njerëz u larguan nga rajoni , pothuajse e gjithë popullsia etnike.

Luftëtarët armenë të mbështetur nga forcat ushtarake kishin marrë kontrollin e Karabakut në vitin 1994 në fund të një lufte 6 vjeçare. Azerbajxhani rifitoi një pjesë të territorit gjatë luftimeve në vitin 2020 që përfundoi me një armëpushim që solli një forcë paqeruajtëse ruse, e cila filloi të tërhiqej këtë vit.

Pashinyan ka thënë se Armenia duhet të përcaktojë shpejt kufirin me Azerbajxhanin për të shmangur një raund të ri armiqësisë.

Megjithëse fshatrat ishin çështja thelbësore e lëvizjes, ajo është zgjeruar për të shprehur një gamë të gjerë ankesash për kryeministrin dhe qeverinë.