Për*hunuan dhe vranë në grup një grua, babë e bir rrëfejnë krimet e tyre me gratë izraelite
Media britanike “DialyMail” ka siguruar videon e Jamal Hussein Ahmad Radi bashkë me djalin e tij Abdallah ku përshkruanin veprimet që kanë bërë pasi u kapën në Gaza.
47-vjeçari detajonte sulmet e tyre në Kibutin Nir Oz ku kanë vrarë një çift dhe kanë dhunuar një grua duke e kërcënuar me armë.
Ndërsa djali i tij, 18-vjeçari ka bërë një rrëfim tronditës ku tregonte se gruaja u përdhunua nga një grup sulmuesish. Pjesë e grupit të përdhunuesve ishte edhe ai vetë, babai i tij dhe një kushëri. Më pas babai i tij e ka vrarë gruan në fjalë.
Gjithashtu Abdallah ka rrëfyer se ka përdhunuar dhe ka vrarë edhe dy gra dhë ka thyer disa shtëpi duke treguar kështu ashpërsinë dhe brutalitetin e sulmeve të tyre.
Këto rrëfime nënvizojnë ashpërsinë e mizorive të kryera gjatë masakrës. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) publikuan video të marrjes në pyetje këtë javë duke zbuluar dy palestinezë që pranonin se kishin përdhunuar gratë izraelite gjatë masakrës së Hamasit më 7 tetor.
