Rritet prodhimi vendas, ulen çmimet, ulja më e madhe tek domatja dhe trangujt
Teksa kemi hyrë në sezonin veror duket se prodhimi në sera po arrin kulmin e tij.
Kjo e reflektuar edhe në uljen e çmimeve në tregjet e kryeqytetit.
Sipas tregtareve çmimet e frutave-perimeve të stinës ka shënuar një ulje të ndjeshme.
Rënia më e madhe e çmimeve duket se është vërejtur tek domatja dhe trangujt.
Sa i përket çmimeve të qershive tregtarët e shohin të justifikueshme çmimet në treg, kjo për shkak të kostove të transportit dhe punësimit.
Edhe tek konsumatorët është vërejtur kjo rënie e çmimeve.
Largimi i qytetarëve nga Tirana për pushime apo edhe studenteve shihet si faktor rreziku edhe për uljen e kërkesës për blerje sipas tregtarëve.
Megjithatë ata shprehen optimiste edhe për ardhjen e të huajve apo emigranteve të cilët mund të mbajnë disi të stabilizuar kërkesën për produktet.
