Pirdeni nga takimi në Milano: Shqipëria jonë, transformim të jashtëzakonshëm
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni në takimin me shqiptarët në Milano, Itali, iu drejtua atyre duke u thënë se sot po i japin Italisë, atë që ajo kurrë nuk e imagjinonte të merrte nga ata.
Në fjalën e saj, Pirdeni theksoi se “Italia ishte për brezin tim pikërisht ajo dritare për Evropën dhe botën e lirë me gjithçka të bukur dhe të jashtëzakonshme për të ofruar. Brezi ynë ishte i pari që foli në gjuhë të huaj për herë të parë italisht dhe jo anglisht dhe kështu ne u magjepsëm të gjithë me kulturën italiane ashtu si dhe patëm afrimitetin me realitetin e Italisë në fillim të viteve ’90”.
“Ne u rritëm të gjithë me vetëdijen që ky realitet sado i afërt ishte në fakt shumë larg nga ne. Gjithçka që vinte me shumë ngjyra nga ekrani i vogëli televizorit në fakt po kontrastonte thelbësisht me bardhezinë rreth e rrotull nesh ashtu sikurse mes këtyre distancave hynin sakrificat e të gjithë shqiptarëve që kishin ardhur këtu për një jetë shumë më të mirë”, tha Pirdeni.
Sipas saj, sot pas më shume se tre dekada realiteti është shumë ndryshe.
“Prej më shumë se 3 vite e gjysmë jam pjesë e skuadrës kombëtare e Shqipërisë që negocion me BE-në aderimin e Shqipërisë në BE. Jam tejet krenare që jam pjesë e kësaj skuadre edhe pse gjatë kësaj dekade ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm që na mësuar që aleatët tanë nga ana tjetër e tryezës të na shohin me vlerësim, respekt dhe besim për rrugën që na pret përpara”, nënvizoi Pirdeni.
Ministrja Pirdeni u shpreh se “ky proces nuk është i thjeshtë proceset që unë drejtoj avancimi dhe thellimi në administratën shqiptare për më shumë integritet dhe ekeselencë në performancë do të jenë shtyllat tona kryesore të axhendës europiane”.
