Përfshihet nga flakët një apartament në Astir
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2024, 12:55
Një apartament në një pallat pranë Unazës së Madhe, në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët.
Në godinë kanë mbërritur zjarrfikësit, ndërsa tymi mund të shihet teksa del nga kati i parafundit i godinës.
Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona të lënduar, ndërsa vatra e zjarrit është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.
Më herët është bërë evakuimi i banorëvë të pallatit.