Pioli largohet me barazimin 3-3 të Milanit me Salernitanët

Mbrëmje emocionuese në “San Siro”, me Milanin që mbylli sezonin me një barazim 3-3 ndaj Salernitanës, por padyshim vëmendja ishte te trajneri Stefano Pioli dhe dy futbollistët veteranë të kuqezinjve, Olivier Giroud e Simon Kjaer, të cilët i dhanë lamtumirën klubit milanez.

Kuqezinjtë njoftuan divorcin me Piolin, që u emocionua jo pak në fillim të ndeshjes, me lojtarët e Milanit që u mblodhën rreth tij dhe e përshëndetën përzemërsisht,

Milani nuk e ka mbyllur në mënyrë më të mirë të mundshme sezonin 2023-2024 të Serie A. Një barazim që pakkush e priste në ndeshjen e fundit ndaj Salernitanës, kjo ehe për shkak të lojës dhe rezultatit të ndeshej 3 minuta para përfundimi të ndeshjes.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Leao në minutën e 22-të. Ndërsa Oliver Zhiro do të dyfishonte shifrat vetëm 5 minuta më pas, duke kthyer në gol një asist të Florenzi. Në të 37-ën Hernandez provoi shijen e rrjetës, por do të anulohej nga arbitri kryesor pas konsultimit me VAR.

Teksa pjesa e parë u mbyll rezultatin 2-0, miqtë do të ngushtoni shifrat në 2-1 në të 64-tën.  Por në minutën e 77 , Kalabria u duk sikur i dha fund ndeshjes duke e çuar rezultatin e në 3-1.

Ndërsa loja ka folur thuajse e gjitha për kuqezinjtë, e kjo vihet re edhe nga mbajtja e topit 66% me 34%, Salernitana ka bërë mrekullinë në 2 minuta.

Sambia ngushton serish rezultatin në minutë e 87-, ndërsa Simy barazon shifrat në 3-3, që do të mbeteshin të pandryshaura deri në vërshëllimën finale.

Nuk munguan mesazhet falënderuese nga tribuna si për Piolin, ashtu edhe për sulmuesin francez dhe mbrojtësin danez, por në të njëjtën kohë u evidentua edhe heshtja e ultrasëve të “Curva Sud” në 45 minutat e para.

Ata vendosën të qëndrojnë në heshtje në formë proteste për faktin që skuadra nuk fitoi asnjë trofe këtë sezon, teksa çuan edhe mesazhin se nuk do të kënaqen asnjëherë me pak.