Finalja ndaj Partizanit/ Interes i lartë tek Egnatia, shiten rreth 1500 bileta deri tani

Intensiteti i përgatitjeve tek Egnatia rritet ditë pas dite. Skuadra e drejtuar nga Tetova po i zhvillon seancat stërvitore në stadiumin e qytetit gjatë pasditeve, rreth orës 17:30.

Trajneri po provon t’i japë ngarkesën e duhur lojtarëve, pa rrezikuar t’i sprovojë ndjeshëm në aspektin fizik.

Ndonëse jemi në limitet e këtij sezoni lojtarët e Egnatias kanë shfaqur një formë të kënaqshme fizike, çka është një sinjal i rëndësishëm para finales.

Seancat stërvitore priten me entuziazëm edhe nga tifozët rrogozhinas, të cilët mundohen të ndjekin përgatitjet e skuadrës në prag të duelit vendimtar kundër Partizanit.

Nga burime pranë klubit, sipas Panorama Sport deri tani interesimi ka qenë i kënaqshëm, ku janë shitur afro 1500 bileta.

Klubi pritet të ofrojë edhe transport falas për në Tiranë./Panorama Sport